Shkurtohet dymbëdhjetë fish numri i gjobave në trafik

17 mars 2020 | 08:17

Policia e Kosovës, nëpërmjet njoftimit të përditshëm për media, ka njoftuar se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk ka asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar 110 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

Javë më parë, deri pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë, Policia e Kosovës gjobiste, për kundërvajtje në trafik, 1500-1600 shoferë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka kërkuar nga politikanët…