Shllaku: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të zgjasë deri në dy vjet
24 korrik 2018
| 20:47
Një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë mund t’i marrë edhe 2 vite, konkretisht deri në vitin 2020.
Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i organizatës KFOS, në një intervistë për “Rubikon” të “KTV”-së, ka thënë se kjo mund të ndodh për shkak të gjendjes së krijuar edhe në Bashkimin Evropian.
“Kemi mendime të disa diplomacive këtu se mund të shkoj edhe deri në dy vjet. Duke i ditur të gjitha kufizimet që i sjell fillimi i vitit me zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe largimin e Mogherinit”, ka thënë ai.
Shllaku ka deklaruar se problemet me të cilat do të përballen negociatorët do të jenë të mëdha, përveç ndonjë skenari të shpejtë si konferenca e Rambujesë.
“Në raste të pashpresa vijnë ato konferencat e mëdha”, ka thënë ai.