Shllaku: Ndalimi i qarkullimit të veturave nuk do të ketë efekt për ajrin në Prishtinë
Eksperti i Ekologjisë, Luan Shllaku ka dhënë qëndrimin e tij rreth vendimit të Komunës së Prishtinës për ndalimin e qarkullimit të veturave për të parandaluar ndotjen e ajrit.
Shllaku deklaroi se marrja e masave kundër trafikut të dendur është pozitive por sipas tij në rastin e ndotjes së ajrit në kryeqytet ky aksion nuk do të ketë aspak efekt.
“Më pëlqejnë shumë të merren masa kundër trafikut por ky efekt do të jetë zero për parandalimin e ndotjes së ajrit. Pavarësisht se mendoj që e di se cili është faktorit them të vendosim në qytet një sistem të monitorimit të ajrit për ta gjetur tamam se ku është fajtori. Sot ishte më butë, e qarkullimi i tymit në anën e kundërt të Prishtinës, është argumenti më i fortë se termocentrali nuk ka ndikim. Nuk është vetëm tymtari ai që dëmton ambientin”, ka thënë ai në “Zona B” të “Klan Kosova”.