Shmanget konflikti i sigurimit të Erdoganit me policinë kufitare të Bosnjës
08 korrik 2019
| 17:36
Në Aeroportin Ndërkombëtar në Sarajevë është shmangur një konflikt i hapur në mes të anëtarëve të policisë kufitare të Bosnjës e Hercegovinës dhe sigurisë së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për shkak të refuzimit për të kaluar nëpër procedurën e rregullt të kontrollit të aeroportit.
Incidenti është konfirmuar për portalin “Klix” nga drejtori i policisë kufitare të Bosnjës, Zoran Galiq, i cili ka vlerësuar profesionalizmin dhe reagimin e anëtarëve të njësisë së policisë kufitare, falë të të cilëve, është thënë se gjithçka ka kaluar pa probleme.