Shmanget tragjedia | Makina përfundon në kanal, qytetarët e Lezhës shpëtojnë tre vajzat që ndodheshin brenda
12 qershor 2022
| 16:15
Një aksident i cili mund të kishte pasoja tragjike është regjistruar së fundmi në Tale të Lezhës.
Bëhet me dije nga burimet se një makinë, brenda së cilës ndodheshin tre vajza ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht nuk ka viktima, pasi vajzat janë shpëtuar menjëherë nga banorët e zonës që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje, teksa pritet dhe njoftimi i autoriteteve.