
Shoferi drejtoi automjetin 235 km/h, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim vozitje
19 gusht 2022
| 11:21
Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h është identifikuar një shoferi duke drejtuar mjetin me 235 km/h. I njëjti është gjobitur me 300 euro si dhe tre muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.