
Shoferi i ambulancës që barti të plagosurit e tragjedisë në Koçan vdes papritur pasi la turnin
Një tjetër tronditje vjen sot nga Koçani pas zjarrit shkatërrimtar që vrau dhjetëra të rinj në një diskotekë.
Mediat maqedonase njoftojnë se Ile Gocevski, shoferi ambulancës që gjatë gjithë të dielës kishte transportuar të plagosurit e zjarrit katastrotik, ka vdekur papritur pasi la turnin e punës për t’u çlodhur në shtëpi.
Shoferi i vjetër i shërbimit të ambulancës ka vdekur nga një atak kardiak i dyshuar teksa pushonte pas ndihmës që dha në tragjedi.
Kolegët dhe punonjësit e spitalit të Koçani që ende nuk e kanë marrë veten nga tronditja, mëngjesin e sotëm duhet t’i thonin lamtumirë dhe kolegut të tyre.
Gocevski kishte punuar të dielën duke transportuar pacientë, dhe duke ndihmuar ata që kishin nevojë. Pas ditës së gjatë të punës ai shkoi në shtëpi dhe nuk u zgjua më.
Ai do të mbahet mend si një njeri profesional dhe i dedikuar, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte.
Shkaqet e vdekjes së tij të papritur nuk dihen.