Shoferi i ambulancës së spitalit të Gjakovës që vdiq muaj më parë, merr titullin ‘master’ pas vdekjes
Provimet i kreu në kohë por diplomimin jo.
Skofiar Gjini, nuk arriti që titullin master t’a arrinte për së gjalli pasi vdiç kur autoambulanca që po e voziste u aksidentua me një mjet tjetër muaj më parë.
Andaj, me kërkesë të familjes, i ndjeri u diplomua të premtën.
Dokumentin e Kolegjit “Pjetër Budi” e pranuan të pikëlluar prindërit e tij, derisa për djalin pranuan fjalë të mëdha.
Lotët e prindërve u thanë të jenë përzierje e krenarisë e mërzisë.
Titullin e ri akademik të 33-vjeçarit të ndjerë, do t’a gëzojnë të bijat e tij që siç u tha do ta mbajnë kujtim nga i ati.
Skofiari, fëmija i vetëm i familjes Gjini, po punonte në emergjencën e spitalit të Gjakovës si shofer i autoambulancës, kur u aksidentua për vdekje bashkë me mjekun e QKMF-së, Mentor Salihi.