Një këmbësore është goditur nga një veturë në Gjakovë, duke rezultuar në lëndime trupore.
Klan Kosova ka raportuar se personi që ishte duke vozitur veturën ishte në gjendje të dehur dhe pa patentë-shofer.
“Këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta trupore, teksa i dyshuari është ndaluar nga policia”, tha Sahatqija.
“I njëjti kishte vozitur pa patentë shofer, pasi që atij ia kishte konfiskuar më herët Trafiku Rajonal”, tha ai.