Shoferi i Ronaldos përplas makinën me vlerë 2 milionë euro

21 qershor 2022 | 15:06

Ditën e djeshme është raportuar se në Mallorca është përfshirë në një aksident makina sportive e Cristiano Ronaldos, Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paund.

Lajm i mirë është se nuk ka asnjë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila vajti në vendngjarje tha se shofer nuk ishte sulmuesi portugez.

Shoferi i cili po i jepte në momentin e aksidentit ishte njëri prej truprojave të tij. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti duke u përplasur në një mur të një prone në San Coma, Palma de Mallorca.

Pjesa e përparme e Bugattit ishte e shkatërruar, por policia bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar.

 

 

Cristiano Ronaldo's £1.7million Bugatti Veyron crashed into a wall in Majorca

 

 

The supercar was taken away in a blue tarpaulin

 

 

There was significant damage to both the wall and the car

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhevdeq Qeriqi, ka…