Shoferi në Kinë që pati probleme në makinë, e voziti për rreth 514 kilometra derisa i mbaroi karburanti
Një shofer ka thënë se ishte bllokuar në makinën e tij për 514 kilometra në një autostradë kineze pasi kontrolli i vozitjes nuk funksionoi, duke e detyruar atë të voziste derisa i mbaroi karburanti.
I quajtur në raportet lokale si Luo, burri ishte pas timonit të një Haval H6 Crossover të prodhuar nga Kina, kur po udhëtonte nëpër qytetin Zhuzhou, në provincën Hunan. Luo tha se e vendosi makinën në modalitetin e kontrollit të vozitjes, por nuk ishte në gjendje të anulonte atë, transmeton Telegrafi.
Pikërisht në atë moment ai thotë se e kuptoi gjithashtu se as frenat nuk po punonin, sipas mediave lokale, dhe ai nuk ishte në gjendje të ndalonte makinën.
Luo pretendon se ai vendosi SUV-in – një nga modelet më të njohura të makinave në vend – në kontrollin e vozitjes, duke vendosur shpejtësinë në pak më shumë se 100 kilometra në orë.
Megjithatë, kur ai donte të ngadalësonte shpejtësinë, ai thotë se makina nuk pranoi të anulonte cilësimin e kontrollit të vozitjes. Në të njëjtën kohë, ai thotë se e kuptoi se frenat e tij nuk po funksiononin.
Si rezultat, burri dyshohet se u detyrua të voziste me të njëjtën shpejtësi, derisa veturës së tij i mbaroi karburanti.
Uebfaqja kineze AutoHome raportoi për historinë, duke thënë se incidenti ndodhi më 2 dhjetor. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe video nga makina të tjera supozohet se treguan makinën duke kaluar nëpër autostradë përmes Zhuzhou.
Ndërsa po ngiste makinën, Luo telefonoi autoritetet lokale për t’i njoftuar për situatën e tij.
Oficerët e policisë siguruan një shoqërim për të siguruar që makina e drejtuesit të mos godiste asnjë mjet tjetër në autostradë. Por edhe pasi inxhinierët Haval nga rajoni lokal folën me shoferin në telefon, asgjë nuk mund të bëhej për ta ndalur makinën.
Makina udhëtoi rreth 514 kilometra poshtë autostradës përpara se më në fund të mbaronte karburanti, që do të thotë se makinës iu deshën afërsisht pesë orë për të ndaluar nëse udhëtonte me atë shpejtësi.