Shoferi përplaset me policët në Fier, efektivi nxjerr armën dhe e qëllon

28 dhjetor 2023 | 20:13

Një ngjarje e rëndë raportohet në qytetin e Fierit, ku dyshohet se një efektiv i policisë ka plagosur një shofer.

Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Levani ka qenë i bllokuar në trafikun e makinave pranë qendrës së qytetit të Fierit, dhe ka tentuar të kalojë ndonëse qarkullimi ishte bllokuar për shkak të një koncerti që po mbahej në shesh.

Në këtë moment ai është ndaluar nga partulla e policisë, të cilët i kanë bërë thirrje të mos kalojë. I riu ka nisur të konfliktohet me policët, dhe në rrethana të paqarta, efektivi me inicialet Sh.J ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe e ka qëlluar.

I plagosuri është transportuar në spital me plagë në këmbë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer shoqërimin e efektivit të policisë, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Dyshohet se i riu që u konfliktua me patrullën e policisë, është djali i një polici tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori sot pjesë në takimin…