Shoferja gjobitet me 150 euro për tejkalim në vijë të plotë dhe i konfiskohet patenta për tre muaj

27 qershor 2021 | 16:48

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e gjobave për shoferët që shkelin rregullat e trafikut për të parandaluar në këtë mënyrë edhe aksidentet e shumta që janë duke ndodhur në rrugët e vendit.

Sipas një njoftimi, policia ia ka konfiskuar për tre muaj patentën shoferes, e cila ka bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjakovë-Klinë.

Po ashtu, ndaj saj janë shqiptuar edhe 150 euro gjobë dhe janë hequr tre pikë nga patentë shoferi.

“Pas pranimit të pamjeve për një kundërvajtje në magjistralen Gjakovë-Klinë, zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë, drejtueses së automjetit i shqiptojnë gjobë për tejkalim në vijë të plotë. Gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, neni 72, paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150 euro gjobë”, ka njoftuar policia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Botërorit, Fabio Quartararo, është fituesi i Çmimit të…