Shokët e burgut vizitojnë kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastratin

14 janar 2022 | 21:57

Një grup shokësh, ish-bashkëvuajtës në burgjet e Serbisë, kanë vizituar kryetarin e komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Isak Shabani, Bislim Zogaj, Hajredin Hyseni “Dini” dhe Sadik Zeqiri e kanë vizituar kryetarin Ekrem Kastrati, me ç’rast i kanë uruar punë të mbarë dhe suksese gjatë mandatit katërvjeçar.

“Së bashku me Dinin, Bislimin e Sadikun vizituam kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Ekremit i uruam punë të suksesshme gjatë mandatit të tij. Me Ekremin na lidh veprimtaria atdhetare. Jemi arrestuar bashkë dhe kemi përjetuar për më shumë se katër vjet tortura të ndryshme në burgjet e Serbisë, ndër to edhe masakrën në Dubravë.

Shoku im Ekrem, të priftë e mbara!”, ka shkruar deputeti Isak Shabani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën më 16 janar do të mbahet Rreferendumi në…