Shokët e moshuar martohen për qëllime “biznesi”
18 dhjetor 2017
| 10:49
Dy miq meshkuj në Dublin planifikojnë ta anashkalojnë ligjin irlandez të taksave për trashëgiminë përmes një martese të përshkruar si një marrëveshje “biznesi”.
Në Irlandë dhuratat ose trashëgimia e vlerësuar mbi një prag të caktuar tatohen me një normë prej 33 përqindësh. Sidoqoftë, pasuria ose paratë e marra nga një bashkëshort ose partner civil përjashtohen nga tatimi mbi kapitalin.
Matt, një pensionist 85-vjeçar, ka thënë se ka shumë arsye që pasurinë t’ia kalojë mikut të vet Michael kur të vdesë.