Shokët vizitojnë Valon Berishën
23 shtator 2022
| 23:35
Bislim Zogaj, Blerim Camaj, Musa Gashi e Sadik Zeqiri, kanë vizituar ish-bashkëvuajtësin e tyre, Valon Berishën, në shtëpinë e tij në qytetin e Hanit të Elezit.
Valoni kohën e fundit nuk është mirë me shëndet por, megjithatë, dita-ditës ai po e merr veten.
Në shtëpinë e Valonit ishin edhe ish-të burgosurit e tjerë nga kjo qytezë, Shaban Çupi, Sherif Berisha e Shefket Topojani.
Gjatë këtij takimi u evokuan kujtime të ditëve të vështira gjatë qëndrimit nëpër burgjet serbe, duke kujtuar burgun e Sremit, burgun e Nishit, burgun dhe Masakrën e Dubravës, Lipjanin si dhe qelinë numër 17 në katin e tretë në burgun e Nishit, ku pothuajse të gjithë ishin në këtë qeli.