Shokon fotografi: Mbështetësit e Trump donin të ekzekutonin Pence (Foto)

09 janar 2021 | 13:03

Një fotograf i “Reuters”, i cili mbuloi trazirat në Kapitol të SHBA të mërkurën, pretendon se ai dëgjoi të paktën tre mbështetës të Trump duke folur për vrasjen e Zëvendës Presidentit Mike Pence, duke e varur nga një pemë si “tradhtar”.

Jim Bourg tha se kishte dëgjuar “shumë më tepër” nga mbështetësit e Trump, ndërsa sulmonin Kapitolin.

FOTO/ Shokon fotografi: Mbështetësit e Trump donin të ekzekutonin

Po ashtu ai publikoi edhe foton e një laku që ishte ngritur në një kornizë druri, në frontin perëndimor të Kapitolit, nga turma. Sipas “CNN”, Pence dhe familja e tij mund ta dëgjonin turmën e zemëruar dhe të dhunshme që bërtisnin “ku është Mike Pence”.

“Kam dëgjuar të paktën 3 protestues të ndryshëm në Kapitol të thonë se ata shpresonin të gjenin Mike Pence dhe ta ekzekutonin duke e varur në një pemë të Capitol Hill si një tradhtar. Kjo ishte një thirrje që përsëritej dhe shumë flisnin vetëm se si duhej të ekzekutohej Zëvendës Presidneti”, tha Bourg.

Zëvendës Presidenti i SHBA zemëroi Trump dhe mbështetësit e tij në fillim të kësaj jave, pasi u tërhoq nga pretendimi i Trump se mund të ndalonte certifikimin e fitores së Joe Biden në Kolegjin Zgjedhor.

CLEVELAND, OH – JULY 20: Republican presidential candidate Donald Trump stand with Republican vice presidential candidate Mike Pence and acknowledge the crowd on the third day of the Republican National Convention on July 20, 2016 at the Quicken Loans Arena in Cleveland, Ohio. Republican presidential candidate Donald Trump received the number of votes needed to secure the party’s nomination. An estimated 50,000 people are expected in Cleveland, including hundreds of protesters and members of the media. The four-day Republican National Convention kicked off on July 18. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion pasagjerësh Boeing 737, që mbante 50 pasagjerë është…