Shoku i ngushtë i trondit të gjithë: Emilianon e detyruan të udhëtojë atë natë!
05 shkurt 2019
| 13:52
Pasi gjetën avionin e zhdukur dhe një nga dy trupat e vdekur, kërkuesit privatë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit tjetër. Akoma nuk dihet nëse trupi i gjetur i përket Emiliano Salës, apo pilotit Ibotson.
Familja dhe të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë që të gjendet trupi i sulmuesit argjentinas, ndërsa një mik i tij ka befasuar me deklaratën e bërë. Masimiliano Duarte është një nga shokët më të ngushtë të 28-vjeçarit fatkeq.
Në një prononcim emocional për “Argentina TV”, Duarte zbulon se Sala është detyruar të udhëtojë me 21 janar drejt Cardiffit, pavarësisht se ka qenë i lodhur dhe ka preferuar të pushojë. Dikush mban përgjegjësi, por Duarte ka bërë një pakt burrash me shokët e tjerë.