Sholtes: Shpresoj vizat të hiqen deri në maj të 2019-s
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes ka pranuar se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën, por, sipas tij, çështja e vizave nuk ka nevojë të kalojë në Këshillin e Ministrave të BE-së me shumicë absolute të votave.
Këto komente Sholtes i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se i ka sugjeruar ministres kosovare për Integrime Evropiane Dhurata Hoxhës t’i takojë ministrat e shteteve që hezitojnë të votojnë në favor të regjimit pa viza, për t’i bindur ata se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm në BE.
“Kam këshilluar gjithashtu ministrat nga Kosova të punojnë ngushtë me ambasadat e me ministritë e atyre vendeve dhe të mundohen të ndikojnë në vendimin përfundimtar të përfaqësuesve të shteteve anëtar”, thotë mes tjerash për eurodeputeti Sholtes.