Sholtes shpreson të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi

11 shtator 2018 | 19:34

Reportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë sot se Bashkimi Evropian pret që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai shprehu keqardhje për dështimin e takimit të planifikuar mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë gjatë javës së kaluar në Bruksel, mirëpo tha se shpreson se dialogu do të vazhdojë dhe se të dy presidentët do të punojnë në të mirë të arritjes së një marrëveshje ligjërisht të obligueshme

“Shpresoj që në muajt në vijim të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje e cila do të jetë suksesshme dhe e qëndrueshme për regjionin, dhe gjithsesi në pajtueshmëri të plotë me ligjet ndërkombëtare”, ka thënë Sholtes.

Sipas tij, pajtimi mes dy vendeve është ende i mundshëm, mirëpo pyetja kryesore shtrohet në atë se kur pritet të ndodhë kjo, transmeton lajmi.net.

“Pajtimi është i mundshëm, por kur, askush nuk mund ta dijë këtë. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, është shprehur Sholtes.

Ai po ashtu tha se shpejtësia e arritjes së marrëveshjes mes dy palëve varet nga Prishtina dhe Beogradi, si dhe qasja e tyre në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tre shtete lindore amerikane qytetarët janë urdhëruar të evakuohen…