Sholtesi: Javën e kaluar ishim më optimist sesa tani për dialogun

28 mars 2018 | 13:07

Zhvillimet e fundit në Kosovës që pasuan vizitën e paautorizuar të përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq dhe arrestimi i tij nga Policia e Kosovës, e kanë vështirësuar edhe më shumë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Igor Sholtes, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Eurodeputeti nga Sllovenia, Igor Sholtes, i cili është raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se pret që Brukseli t’i intensifikojë kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin për tejkalimin e tensioneve.

Ndërsa sa i përket Kosovës dhe procesit të saj integrues, ai është shprehur me bindje se pas ratifikimit të demarkacionit, në një të ardhme jo të largët, BE-ja do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Linku i intervistës së plotë:https://www.evropaelire.org/a/igor-shtotles-dialogu-liberalizimi-i-vizave-/29130060.html

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur person të padëshirueshëm…