Shoqata “ 22 Nëntori” në Maqedoninë e Veriut, kontribuese e ruajtjes së vlerave shqiptare në Ballkan

11 mars 2024 | 19:08

Shoqata “22 Nëntori”, në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Manastir, vazhdon punën me shumë përkushtim në ruajtjen e vlerave shqipare, si dhe në promovimin e figurave më të spikatura që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.

Kjo shoqatë e udhëhequr nga Sibela Alimovska, vazhdon të promovojë hartuesit e alfabetit shqip, si dhe të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në arsimimin dhe emancipimin e popullit shqiptar.


“Misioni ynë është që të ruajmë traditën tonë shqiptare, t’i promovojmë figurat atdhetare që kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare, si dhe të bashkojmë spektrin shqiptar kudo, duke u dhënë mesazh kështu gjeneratave të reja”, ka thënë Alimovska për gazetën “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në…