Shoqata Atdhetare ‘Kosova’ e ndihmoi Kosovën me miliona marka
26 tetor 2018
| 08:19
Kryetari i Shoqatës Atdhetare Gjermano- Shqiptare “Kosova”, Avdi Fejzaj, ka treguar se me përkrahjen e mërgatës dhe donatorëve gjermanë kjo shoqatë ka ndihmuar Kosovën gjatë luftës çlirimtare me miliona marka.
Në këtë bisedë për gazetën “Epoka e re” ai ka treguar se shifrat financiare të ndihmës së organizatës kanë qenë deri në 16 milionë marka.
Fejzaj ka shpalosur edhe dokumentacionin e hyrjeve dhe daljeve të shumave financiare që kanë qenë të destinuara për UÇK-në dhe për qëllimet e tjera.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)