Shoqata ‘Bereqeti’ gjatë muajit të Ramazanit do të shpërndanë 5 000 pako ushqimore për 5 000 familje
Shoqata Humanitare ‘Bereqeti’ e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit do të ndihmojë 5 000 familje të varfra dhe skamnore me nga 5 000 pako ushqimore. Kjo ndihmë është donacion nga Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë.
Xheldin Fazliu nga shoqata ‘Bereqeti’, ka thënë se shpërndarja e tyre bëhet nëpërmjet Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe në bashkëpunim drejtoritë për mirëqenie sociale nëpër Komuna të Kosovës.
Edhe viteve të kaluara Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë ka sjellë ndihma me pako ushqimore që iu janë ndarë nevojtarëve nga Shoqata Humanitare Bereqeti.
Po ashtu, janë ndihmuar edhe familje nevojtare nga komuna e Bujanovcit si dhe disa shoqata që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara.
/Epoka e re/