Shoqata e Bankave dënon thyerjen e bankomatit të njërës nga bankat komerciale
08 prill 2019
| 16:07
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) ka reaguar ndaj sulmit me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë, duke dënuar fuqishëm këtë akt kriminal.
“Me datë 7.04.2019 në orët e hershme të mëngjesit ishte sulmuar me eksploziv një bankomat, duke shkaktuar dëme materiale edhe të lokaleve përreth bankomatit në një zonë të banuar dhe shumë të frekuentuar në Prishtinë. Sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës. E keqja duhet të luftohet me të gjitha forcat që ka shteti për të shmangur rrënimin e rendit dhe ligjit në vend”, është thënë në reagimin e ShBK-së.
/Epoka e re/