Shoqata e Bankave të Kosoves shënon Ditën Botërore të Kursimeve

30 tetor 2019 | 16:29

Nën moton “Kursimi për fëmijët sot, është një dhuratë e mrekullueshme për të nesërmen e tyre!”, sot Shoqata e Bankave të Kosovës organizoi aktivitete të ndryshme edukativo-arsimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, në krye me zëvendës-drejtoreshën. Drita Qorolli dhe nxënësit e Shkollës Fillore “Qamil Batalli”, me drejtor Liridon Maliqi, duke shënuar kështu Ditën Botërore të Kursimeve, e cila organizohet nga institucionet financiare në mbarë botën.

“Përmes këtyre aktiviteteve, kryeshefi ekzekutivi Shoqatës së Bankave të Kosovës, Z. Petrit Balija përcolli mesazhin e sektorit bankar të Kosovës tek nxënësit rreth rëndësisë së kursimit dhe dobive që sjellë kursimi si shprehi po qëse praktikohet që nga mosha e hershme, ndërkaq i njoftoj ata se edhe bankat, me qëllim që t’u ndihmojnë fëmijëve për të kursyer, kanë mundësuar që të hapen xhirollogari bankare për fëmijë pa pagesë përmes prindërve të tyre, në mënyrë që kur të rriten të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e grumbulluara për nevoja të arsimimit të mëtutjeshëm apo edhe për nevoja tjera personale. Nxënësve të klasave të katërta në këto shkolla ju ndanë pako me material edukative si dhe arka për kursime. Ky organizim u mbështet nga bankat komerciale të Kosovës, të cilat janë njëherazi anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës.  Kjo datë u vendos si ditë botërore e kursimeve në kongresin e mbajturën Milano, pas luftës së pare botërore me qëllim të ngritjes së njohurive dhe rëndësisë së kursimeve”, është thënë në komunikatën e ShBK-së.

Në Kosovë, dita Botërore e Kursimeve ka filluar të shënohet nga Shoqata e Bankave të Kosovës që nga viti 2014.

/Epoka e re.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është varrosur me nderime të larta nënoficeri i Forcës së…