Shoqata e bletarëve “Nukleus“ pritet në takim nga Ministrja Zivic
Prishtinë 26 qershor 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic gjatë ditës priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së bletarëve “Nukleus“ nga Graçanica.
Qëllimi primar i veprimtarisë së kësaj shoqate është inkurajimi dhe përkrahja bletarëve të rinj në zhvillimin e sektorit të bletarisë, prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve natyrale nga bletët në territorin e komunës së Graçanicës.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate e njoftuan ministren me projektet e tyre, si dhe me problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen bletarët e kësaj ane, duke theksuar se sektori i bletarisë në këtë komunë po shënon rënie konstante dhe se bletarët kanë nevojë për ndihmë, me qëllim që t’i ruajnë bletët nga asgjësimi, sepse ekzistojnë shumë familje të cilat jetojnë nga bletaria dhe se ajo është burim kryesor dhe i vetëm i të ardhurave të tyre.
Ministrja Zivic me këtë rast ju premtoi mysafirëve përkrahjen e saj dhe i siguroi se do të kenë përkrahjen e plotë të saj në projektet e tyre të ardhshme, duke pasur parasysh se bletaria është sektor i cili ka rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit kualitativ dhe ruajtjen e mjedisit të shëndoshë, por ka rëndësi edhe në forcimin dhe përparimin ekonomik të komunitetit.