Shoqata e Eksportuesve të Kosovës kërkon krijimin e fondit për eksportet

02 shkurt 2021 | 12:52

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, Nexhat Hasani, ka bërë me dije se gjendja e eksportuesve të Kosovës është vështirësuar për shkak të pandemisë por edhe të mosndihmës së veçantë në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike për eksportuesit e vendit.

Hasani në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se qeveria nuk ka ndarë asnjë fond të veçantë për eksporte, gjë që sipas tij, kjo ka vështirësuar gjendjen e këtij sektori. “Gjendja e eksportuesve të Kosovës është e rëndë dhe kemi përkeqësim të gjendjes. Kemi shumë kompani të cilat i kanë humbur  tregjet. Është fatkeqësi edhe më e madhe që qeveria nuk ka ndarë asnjë fonde për eksporte. Çfarë ata kanë ndarë, janë ndihmat për sektorin e gastronomisë dhe për eksport, kurse për eksportuesit nuk është ndarë dhe nuk është paraparë asnjë fond. Ka kompani të cilat i kanë humbur tregjet, ndërkaq rikthimin do ta kenë shumë të vështirë, sepse prodhuesit nuk kanë mundur të prodhojnë çfarë është kërkuar. Kjo është problem në vete”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se përkundër që kanë bërë kërkesë që në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike të dedikohet një fond i veçantë për ta, kjo kërkesë nuk është përfillur. “Shoqata jonë ka rreth 100 anëtarë. Të gjitha kompani prodhuese. Kemi kërkuar dhe kemi dërguar shkresa gjatë programit të rimëkëmbjes dhe nuk kemi qenë të ftuar në asnjë debat, për dallim nga pakot fiskale më parë kur kemi pasur ftesë për pakon e rimëkëmbjes”, ka thënë Nexhat Hasani, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës.

(Albulena S. MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Besim Vishi, i është…