Shoqata e Futbollistëve do të ndihmojë financiarisht portierin e diagnostifikaur me tumor

12 janar 2020 | 14:43

Shoqatën për Mbrojtjen e Të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës është sensibilizuar me rastin e portierit të Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili vuan nga tumori në stomak.

Ky organizëm ka vendosur që të kontribuojë financiarisht nëpërmjet donacioneve vullnetare për të mbuluar shpenzimet e kurimit të 31-vjeçarit. Lajmi është konfirmuar po nga SHMDFK-ja.

“Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e saj po shqyrton mundësitë për ta ndihmuar Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89. Shoqata ka kontaktuar me Arbenin për ta harmonizuar këtë iniciativë. Arbeni është diagnostifikuar me tumor në stomak dhe ka nisur kimioterapinë. Shoqata fton të gjithë komunitetin futbollistik që ta sensibilizojnë këtë çështje me qëllim që t’i dalim në ndihmë Arbenit dhe ta përkrahim përgjatë kësaj sfide. Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë me informacione shtesë për veprimet që do të ndërmarrim”, thuhet në njoftimin e SHMDFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker do…