Shoqata e futbollistëve kërkon ndërprerjen e kampionatit

13 mars 2020 | 12:44

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (SHMDFK) ka kërkuar nga organet drejtuese shtetërore dhe të futbollit që ta shqyrtojnë ndalimin e aktiviteteve futbollistike.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marr masa mbrojtëse ndaj coronavitusit, duke vendosur që të gjitha aktivitet sportive përkohësisht të zhvillohen pa tifozë. Pasi që Qeveria ka marr masa për disa nivele, me kërkesë të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kjo ndalesë është vendosur edhe për tifozët.

Megjithatë, SHMDFK-ja ka kërkuar që të shqyrtohet ndalimi i aktiviteteve futbollistike për të evituar rreziqet eventuale nga virusi.

“Nisur nga fakti se siguria e shëndetit personal, familjar dhe mbarë komunitetit është e rëndësisë parësore dhe duhet mbrojtur përmes ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, aplikimit të masave të nevojshme parandaluese, dhe me të gjithë mekanizmat e mundshëm shtetëror në dispozicion, por edhe SHMDFK inkurajon ndalimin e secilit aktivitet futbollistik deri sa të vlerësohet se nuk ekziston rreziku nga ky virus”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShMDFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit `Hidrodrini`, në Pejë ka njoftuar sipas…