Shoqata e Gastronomëve, qeverisë: Të paguhen punëtorët e sektorit privat
Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës i ka bërë apel qeverisë që punëtorët e sektorit privat të kenë pagë të dinjitetshme për kohën që nuk po punojnë si pasojë e pandemisë.
Kjo shoqatë ka shkruar se minimumi i pritjeve është paga për sektorin privat dhe koha për të vepruar është tani.
“Asnjë politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat. Minimumi i pritjeve tona është një pagë e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat, për kohën që nuk po punojnë si pasojë e pandemisë, nga taksat e tyre që ata i paguajnë në buxhetin e vendit. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në reagim.
Kërkesa e Shoqatës:
Sektori publik vazhdon te gezoj benefitet e taksave te paguara nga sektori privat. Eshte paradoksale per bese. Krejt çka degjuam ne Parlament ishte popullizem, patetizem, provincializem, asgje me shume, ne vend te diskutimeve permbajtesore per shpetimin e ekonomise. Asnje politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat. Minimumi i pritjeve tona eshte nje page e dinjitetshme per punetoret e sektorit privat, per kohen qe nuk po punojne, si pasoje e pandemise, nga taksat e tyre qe ata i paguajne ne buxhetin e vendit. Koha per te vepruar eshte tani. #savethejobs