Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së i jep përkrahje prioriteteve të ministrit Reçica

22 korrik 2020 | 19:29

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj bashkë me sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqi, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me gjendjen, angazhimin dhe nevojat e shoqatës në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Në këtë takim, drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, i dhanë përkrahjen e plotë ministrit Recica, për angazhimet e MPMS-së në funksion të jetësimit të prioriteteve, me theks të veçantë për të krijuar bazën ligjore që ua mundëson për të punuar ne sektorin privat të gjithë veteranëve të luftës së UÇK, si dhe për lejimin e përfitimit në më shumë pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur pas takimit konstituiv…