Shoqata e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” shpall konkurs për poezi
Shoqata e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm “Ditët e Shqipes”, shpall konkurs letrar për poezi. Në këtë konkurs të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të larta të Republikës së Kosovës.
Temat dhe motivet e poezive konkurruese duhet të jenë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në betejën e Koshares.
Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se 30 vargje.
Qëllimi që synohet të arrihet përmes këtij konkursi është të nxitet interesimi i fëmijëve dhe i të rinjve për historinë e Ushtrisë Çlirimtare, për luftën e saj dhe për çlirimin e Kosovës.
Konkursi ka karakter gjithëkombëtar.
Poezitë e nxënësve të shkollave të mesme të larta do t’i pranojmë nëpërmjet emailit të shoqatës, me shifër, ta zëmë, “Heroi 100”, në formatin Word dhe Pdf. (Mos dërgoni poezi me emër dhe mbiemër dhe me të dhëna personale, sepse shkualifikoheni nga gara).
Email adresa për dërgimin e poezive: [email protected]
Afati për dërgimin e poezive është deri më 4 prill 2022.
Tri poezitë më të mira do të shpërblehen me të holla: 150.00, 100.00, 50.00 euro.
Pas mbylljes së konkursit, një juri prej tre anëtarësh do ta bëjë përzgjedhjen e tri poezive më të mira dhe do të jepen tri shpërblime me të holla: për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Poezitë fituese, së bashku me poezitë e tjera të cilat juria do t’i përzgjedhë për lexim nga nxënësit do të botohen në një përmbledhje libri.
Fituesit do të shpallen më 11 prill 2022, me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares.
Për çdo informacion tjetër që ju duhet rreth këtij konkursi mund të na shkruani në emailin: [email protected]