Shoqata e Konsumatorëve e kundërshton vendimin për qeset me pagesë

15 tetor 2023 | 08:52

Qeset të cilat më herët merreshin falas, tani duhet paguar.

Nëpër supermarketet e vendit, tani këto qese duhet paguar 5 cent.

Kundër vendimit të Qeverisë që qeset e plastikës të mos jepen falas, ka dalë Shoqata e Konsumatorëve të Kosovës.

“Këtë barrë të mbrojtjes së mjedisit nuk ka të drejtë askush t’ia ngarkojë vetëm qytetarit konsumator”,  ka thënë  për Teve 1, Selatin Kaçaniku nga kjo shoqatë.

E për profesorin e mjedisit, Sami Makolli, çmimi 5 cent është i ulët për të arritur efektin e largimi të qeseve të plastike nga përdorimi.

Ndërkohë, në Udhëzimin Administrativ për qesen e plastikës, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, qeset nga 25 deri në 50 micron do të kushtojnë 5 cent. Ndërsa qeset nga 0 deri 25 micron janë ndalur të përdoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorëheqjet vullnetar nga Policia e Kosovës (PK) po shihen si…