Shoqata e Miqësisë Danezo-Shqiptare organizoi bashkëbisedim me gazetarin danez të luftës, Thomas Sjorup

29 tetor 2024 | 16:30

Një nga gazetarët më të njohur të luftës është padyshim fotoreporteri danez, Thomas Sjørup.

Fotot e tij nga luftërat në Irak, në Burundi, në Angola, në Afganistan, në Izrael, në Kroaci dhe në Kosovë kanë pasur një efekt të jashtëzakonshëm në opinionin publik ndërkombëtar.

Aktualisht libri i tij “Kosova në luftë”  ka kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit danez krimin e gjenocidit që kanë kryer forcat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1998-1999.

Interesimi i jashtëzakonshëm për dëshmitë e këtij gazetari kanë bërë që Thomas Sjørup të ftohet nga institucione të ndryshme edukativo-arsimore për të refyer përvojën e tij.

Në kuadër të nismës për sensibilizimin e të rinjve rreth tmerreve që kanë ndodhur dhe ndodhin çdo ditë, dje, më 28 tetor, në Shtëpinë e Kulturës në qytetin Herlev, që ndodhet në Qarkun e Kopenhagës, Shoqata e Miqësisë Danezo-Shqiptare organizoi një mbrëmje të veçantë me z.Thomas Sjørup. Në pranin të mysafirëve të shumtë danezë dhe shqiptarë, kryesisht të rinj, fotoreporteri danez ndau përvojën e tij të trishtë nga lufta e Kosovës.

Duke shpjeguar kontekstin e çdo fotoje që shfaqej në ekran, Thomas Sjørup foli për vrasjet, dhunën seksuale, shkatërrimet e pronave dhe monumenteve që lidheshin me identitetin e shqiptarëve të Kosovës, dëbimin me dhunë të pjesës që i shpëtoni vrasjeve …

Një moment tejet i rëndë ishte përshkrimi i kontekstit të një fotoje ku shihej një burrë i përlotur, fytyra e të cilit transmetonte një vuajtje të madhe. Në kohën e dëbimit, kolonën e kishin ndalur forcat serbe dhe u kishin kërkur të nxirrnin të gjitha paratë që kishin. Meqenëse burri në foto kishte pasur vetëm 50 marka gjermane, polici e kishte vënë në dilemën më të rëndë jetësore: të zgjedhte njërin nga djemt që dëshironte ta shpëtonte, sepse me 50 marka mund të blente vetëm jetën e njërit nga dy djemt e tij.

Duke besuar se nuk do ta vrisnin një fëmijë 13 vjeçar, babai kishte kërkuar të shpëtonte djalin e moshës madhore! Fatkeqësisht plani gjenocidal nuk kurseu as fëmijët. Ai gjeti djalin e mituar në një varrezë masive!

Të gjithë të pranishmit u përlotën!

Lotën nuk mund t’i ndalnin as kur parakaloi fotoja e një gruaje në rrënojat e shtëpisë së saj, si e vetmja e mbijetuar nga familja…

Në fund të bashkëbisedimit me gazetarin danez, veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare dhe e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur”, Emine Xhemajli, i dhuroi variantin anglisht të librit “Mashtrimi i madh”, të autorit Bardhyl Mahmuti. /Epoka e re

No description available.No description available.

No description available.No description available.

 

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…