Shoqata e mullisëve të Kosovës: Nuk ka vend për panik, kemi grurë mjaftueshëm

13 mars 2020 | 16:20

Shoqata e mullisëve të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media ka bërë me dije se nuk ka vend për panik sa i përket furnizimit me miell, sepse prodhimi i miellit është duke rrjedhur në mënyrë të papengueshme dhe normale, si dhe janë duke u furnizuar me sasi të mjaftueshme të gjithë të interesuarit.

“Duke par situatën e krijuar ditëve të fundit si pasoj e pandemisë së korona virusit, dhe panikut të krijuar në mesin e qytetareve për furnizime me artikuj ushqimor, sidomos pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga qeverisa e Republikës së Kosovës, si dhe informatat e ndryshme që por rrjedhin për abuzime me çmimet e artikujve të ndryshëm, ne si shoqatë e po ashtu edhe anëtarët e shoqatës si prodhues të miellit (mullisët) dëshirojmë të ju njoftojmë se nuk ka vend për panik sa i përket furnizimit me miell, dhe se prodhimi i miellit është duke rrjedhur në mënyrë të papengueshme dhe normale, si dhe janë duke u furnizuar me sasi të mjaftueshme të gjithë të interesuarit.

Bazuar në informatat e marra nga mullisët tanë si dhe furnizuesve të grurit edhe furnizimi me grurë është duke ndodhur pa probleme dhe pengesa, dhe deri në këtë moment nuk ka as një informatë se ka ndonjë pengës apo bllokadë të këtij furnizimi, si brenda vendit ashtu edhe në regjion apo në tregjet ndërkombëtare.

Ne si shoqatë duam të ju njoftojmë se prodhuesit tan nuk kanë ngritur çmimet e miellit për as një qastë nga dita e shpallje se situatës emergjente, si tek shitjet me pakicë ashtu edhe te shitjet me shumicë dhe se deri më tani nuk ka pasur as një arsye që do të ndikonte në ngritjen e çmimeve të miellit nga prodhuesit.

Dhe çdo informatë për abuzim me çmime të miellit organet shtetërore duhet kërkuar jashtë fabrikave të prodhuesve të miellit.

Po ashtu dua të shfrytëzoj rastin që përmes kësaj komunikate të ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve dhe shitësve që të ruajnë sinqeritetin dhe korrektësinë ton si prodhues të miellit, e po ashtu edhe organeve shtetërore që të kenë kujdesin e shtuar për prodhuesit e miellit, sidomos gjatë kësaj situate.

Shoqata falënderon të gjithë prodhuesit e miellit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë kohë, të cilët janë të angazhuar 24 orë në ditë për të ju qëndruar pran qytetareve tanë dhe për ti plotësuar kërkesat e tyre me artikuj të miellit, po ashtu shoqata falënderon në mënyrë të veçantë furnizuesit dhe importuesit e grurit për gatishmërinë  dhe korrektësinë e tyre për plotësimin e nevojave të mullisëve me grurë në këtë situatë” thuhet ndër tjera në komunikatën e lëshuar për medie nga kryetari i shoqatës, Muhamet Selmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet e Kosovës janë duke marrë masa pas kërcënimeve nga…