Shoqata e Naftëtarëve kërkon nga Kurti rregullimin e tregut të naftës
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, sot ka dërguar një letër kërkesë kryeministrit Albin Kurti, për rregullimin e tregut të naftës, për çka kërkohet që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së.
Ata thonë se kategorikisht kanë qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa e tillë ka hasur në vesh të shurdhët deri më tani.
“Një prej standardeve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit, në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 km, rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 km, si dhe rrugë autostrada prej 20 deri në 25 km. Andaj ne kërkojmë nga ju që të merrni masa sa ma shpejtë lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme pasi që jemi shteti më i vogël në botë, por me ma se shumti pika karburanti në botë”, thuhet në kërkesën dërguar kryeministrit Kurti.
Sipas njoftimit për medie të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ata kërkojnë nga kryeministri që të marrin masa që ky kriter të respektohet në tërësi.