Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të qeverisë
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.
Po ashtu, kjo shoqatë përkrah vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të marrë dje në takimin e vetë të jashtëzakonshëm për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm me shërbime esenciale, për pezullimin e të gjitha format të bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe për veprimet tjera të që parasheh vendimi i KPK-së.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse. “Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe shkeljet e mundshme të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për hapat lidhur me këtë çështje opinioni do të njoftohet me kohë”, ka njoftuar Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.