Shoqata e Qumështit: Grumbullimi dhe përpunimi i qumështit të vazhdojë

17 mars 2020 | 11:50

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK) njofton se janë duke bërë përpjekje që grumbullimi dhe përpunimi i qumështit të vazhdojë pa pengesa pas përhapjes së koronavirusit në vend. ShIQK thotë se fermerët nuk kanë arsye për shqetësim lidhur me shitjen e qumështit të tyre.

Njoftimi i plotë i Shoqatës:

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ju informon se edhe në këto rrethana të krijuara nga pandemia e koronavirusit është duke bërë përpjekje maksimale që grumbullimi dhe përpunimi i qumështit të vazhdojë si rëndom.

Duke marrë parasysh se në disa regjione grumbullimi i qumështit po has në vështirësi të ndryshme, prapëseprapë ne do ta bëjmë të pamundurën që të gjitha aktivitetet tona t’i realizojmë normalisht.

Po ashtu, fermerët nuk kanë arsye për shqetësim lidhur me shitjen e qumështit të tyre.

Prandaj konsumatorë të nderuar, ShIQK ju garanton se produktet tona në treg janë të sigurta dhe ju garantojmë se cilësia dhe sasia e produkteve nuk do të mungojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës së…