Shoqata e Sigurimeve dhe Policia me kampanja të përbashkëta për sigurinë në komunikacion
05 shkurt 2019
| 12:18
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku ka takuar U.D. Drejtorin e Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi.
“Në këtë takim është diskutuar për organizimin e kampanjave të përbashkëta për sigurinë në komunikacion rrugor, me fokus për ngritjen e vetëdijesimit për këmbësorët si dhe ndihmën që do të ofrojë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës për Policinë e Kosovës. Po ashtu, Shoqata do ta ndihmojë në sigurimin e pajisjeve të avancuara teknologjike për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara”, është thënë në njoftimin e ShSK-së.
/Epoka e re/