Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet marshin për drejtësi: Jemi të bindur se krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

21 mars 2023 | 12:37

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, solidarizohet me marshin për drejtësi, kushtuar Udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë!

Të hënën, në Shoqatën e të Burgosurve Politikë, ishte për vizitë Ismajl Tasholli i shoqëruar nga Florian Beka dhe Berat Morina, të cilët u pritën nga kryetari, Shefik Sadiku dhe anëtarët e kryesisë, Hydajet Hyseni Kaloshi, Berat Luzha dhe Drejtori Ekzekutiv, Xhemajl Pllana.

Tasholli e shpalosi platformën e idesë të organizimit dhe marshin e Solidaritetit “LIRIA KA EMËR” që do të mbahet më 2 prill 2023, në ora 14.00 në Prishtinë, një ditë para se të filloj gjykimi në Hagë kundër krerëve të UÇK-së!

Shoqata, solidarizohet me marshin për drejtësi kundër padrejtësive, “LIRIA KA EMËR”, sikurse edhe më herët kemi marr pjesë në protesta të organizuara kundër burgosjes të udhëheqjes së UÇK-së, dhe nëpër mes shkrimeve të ndryshme, konsiderojmë se: qëllimi i themelimit të dhomave Speciale të prokurorisë e më vonë edhe të Gjykatës speciale ishte i padrejtë sepse akuzat e Dik Martyt, i cili pretendonte se UÇK-ja ka zhvilluar kontrabandë me organe të njerëzve, viktimat kanë qenë serbë dhe romë, ishin dhe janë të pasakta! Për rrjedhojë, pasoi edhe burgosja e ish-krerëve të UÇK-së. Këto burgosje i konsiderojmë se janë të pa drejta, prandaj,  i mbështesim të gjitha nismat për zbardhjen e së Vërtetës sepse lufta e UÇK-së, ishte e pastër si loti. Pasi që, ushtria jugosllave e serbe kanë bërë gjenocid kundër popullatës civile shqiptare, duke i vrarë me dhjetëra mijëra, por, më se 1 milion duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova, për në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni. Pikërisht, për çështje Humanitare dhe për krimet e ushtrisë jugosllave-serbe ka intervenuar NATO-ja!

Shoqata e të Burgosurve Politikë, edhe më tej beson se, edhe gjykimet që janë zhvilluar në Gjykatën e Hagës kundër, Sali Mustafës, Nasim Haradinajt e Hysni Ngucatit do të rishikohen dhe do të lirohen nga Aktgjykimet që janë shqiptuara kundër tyre. Jemi të bindur se krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, Jakup Krasniqi, Hashim Thaqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli, si dhe luftëtari Pjetër Shala, prandaj, shpreh bindjen se Gjykata e Hagës do të merret  me zbardhjen e veprave penale të pa kryera e jo me Gjykime politike! Ne, e presim epilogun duke kërkuar lirimin e luftëtarëve të UÇK-së, për arsye të pa fajësisë së tyre!. Kështu thuhet në njoftimin e kryetarit te SHBP-së, Shefik Sadiku e publikuar në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në praninë e Komisionit të Garave, të përfaqësuesve të…