Shoqata e të drejtave të pacientëve kërkon nga Kurti hapa konkret drejt reformave në shëndetësi
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, ku ka kërkuar të ndërmerren hapa konkret për reformat në sistemin e shëndetësisë dhe sigurimet shëndetësore.
Në Ditën ndërkombëtare të mbulimit universal me shërbime shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ia ka rikujtuar kryeministrin Kurti se nga takimi i fundit që ata kishin më 12 dhjetor 2019 e deri më tash, shumë pak është vepruar në drejtim të sigurimeve shëndetësore për qytetarët.
“Qeveria sot as nuk është duke e bërë ndonjë matje rreth nivelit të mbulimit të popullatës me shërbime dhe as të nivelit të mbrojtjes nga risku financiar. Sot nuk kemi të dhëna se sa janë nevojat e paplotësuara me kujdes shëndetësor dhe as se sa janë shpenzimet katastrofike të qytetarëve në marrjen e këtyre shërbimeve”, është thënë në letrën e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Letra e plotë: