Shoqata e të Drejtave të Pacientëve kërkon nga Vitia ta lirojë detyrën e ministrit

18 gusht 2021 | 15:39

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë(PRAK) ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ta liroj detyrën pasi është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik.

Përmes një komunikate për medie, PRAK-ja ka vlerësuar Ministrinë e Shëndetësisë duhet ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë pacientët e Kosovës.

Sipas kësaj shoqate, rritja e shpejtë e numrit të rasteve me Covid-19 është shkaktuar si rezultat i neglizhencës së institucioneve të cilat nuk kanë marrë masa proporcionale në raport me rrezikun që kanosej dhe nuk kanë monitoruar ato pak masa që kishin mbetur aktive.

“Meqenëse Ministri Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, situata me pandeminë është në krizën më të thellë dhe sistemi shëndetësor ka probleme enorme që janë vështirë të zgjidhshme edhe për 2 mandate, konsiderojmë se ai duhet ta liroj detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar”, është thënë në komunikatë.

Komunikata e plotë e PRAK-së:

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se rritja e shpejtë e numrit të rasteve me COVID 19 është shkaktuar si rezultat i neglizhencës së Institucioneve të cilat nuk kanë marrë masa proporcionale në raport me rrezikun që kanosej dhe nuk kanë monitoruar ato pak masa që kishin mbetur aktive!
Tashmë është e kuptueshme se COVID 19 është një trend global, dhe se qeveritë e vendeve të ndryshme vetëm mund të minimizojnë pasojat, por jo ta ndalin atë. Situatën me menaxhimin e pandemisë COVID 19 asnjë qeveri e Kosovës nuk e ka patur nën kontrollë dhe pasojat kanë qenë shumë të mëdha. Kjo vërehet edhe me rritjen e numrit të rasteve të vdekjes sipas agjencionit të statistikave! Gjithashtu, kjo shihet edhe në bazë të disa hulumtimeve të cilat tregojnë se afër 50% e qytetarëve e kanë kaluar COVID 19, e në evidencat shtetërore figurojnë shumë më pak të infektuar që nga fillimi i pandemisë!
Përkundër faktit që COVID 19 ka marrë fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke lënë anash problemet e krijuara ndër vite në sektorin e shëndetësisë, megjithatë menaxhimi i pandemisë është larg një standardi të dëshiruar.
PRAK konsideron se Ministri i Shëndetësisë z.Vitia ka kohë që menaxhimin e pandemisë është dashur ta kaloj tek vartësit e vet, dhe t’i kthehet rolit të vet si ministër në menaxhimin e sistemit shëndetësor!
Meqenëse Ministri Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, situata me pandeminë është në krizën më të thellë dhe sistemi shëndetësor ka probleme enorme që janë vështirë të zgjidhshme edhe për 2 mandate, konsiderojmë se ai duhet ta liroj detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeversië së Kosovës, që shërbimet e tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID 19, pasi që ndërprerja e shërbimeve të tjera shëndetësore në të kaluaren ka shkaktuar pasoja të mëdha dhe do të shkaktonte sërish!
Gjithashu, ju bëjmë thirrje të gjith qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim pasi që është mënyra e vetme për të dalë nga Pandemia. Të gjith e kemi obligim të përkujdesemi për shëndetin tonë dhe të mos cenojmë shëndetin e të tjerëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garuesi kosovar ishte i suksesshëm në kualifikimet e hedhjes së…