Shoqata e të Pagjeturve bëhet me zyrë, Rama ua dhuron çelësin
30 gusht 2022
| 15:11
Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ua ka dhuruar çelësin e një zyre të siguruar për nevojat e Shoqatës së të Pagjeturve.
Çelësin e ka pranuar Bajram Qerkini, i cili ka falënderuar kryetarin Rama, duke kërkuar që të bëhet sa më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.
Kurse Rama ka thënë se do të angazhohen maksimalisht që tu dalin në ndihmë këtyre familjeve.