
Shoqata e Trajnerëve dhe FFK-ja organizojnë seminarin njëditor për trajnerët e portierëve
01 prill 2025
| 14:08
Bordi i Shoqatës së Trajnerëve në bashkëpunim me FFK-në do të organizojë seminar njëditor për trajnerë të portierëve, i cili do të mbahet më 15 prill, nga ora 8:45-12:00 dhe 13:30- 17:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Ligjërues në këtë seminar do të jetë instruktori i portierëve nga Gjermania, Frank Thieltges. Në këtë seminar do të ketë punë teorike dhe praktike rreth portierëve të moshave të reja si dhe atyre senior/profesional.
Trajnerët e interesuar duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen në emailin: [email protected]. Orët mësimore në këtë seminar do të njihen si – mësim i vazhdueshëm (CPD) nga Departamenti i Edukimit në FFK në përputhje me Konventën e trajnerëve për vazhdimin e licencave.