Shoqata e transportuesve të Llapit hyn në grevë

25 mars 2019 | 16:09

Asnjë autobus i linjës Podujevë-Prishtinë nuk ka lëvizur sot nga stacioni i autobusëve në Podujevë.

Shoqata e transportuesve të Llapit kanë hyrë në grevë në shenjë pakënaqësie për qarkullimin e madh të taksive ilegalë.

Autobusët janë të parkuar në stacion dhe nuk ka as një nisje për në Prishtinë. Kryetari i kësaj shoqate, Beqir Mustafa, ka theksuar se të gjithë operatorët kanë hyrë në grevë për arsye se janë duke punuar me humbje financiare si kompani.

Mustafa ka theksuar se greva do të vazhdojë derisa të parandalohen taksitë ilegale. Sipas tij, nesër greva do të jetë e vendosur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në Vranidoll.

Ndërsa, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë përmes një përgjigje elektronike se në të njëjtën kohë inspektorët dhe policia në vazhdimësi janë duke ndërmarr masa për parandalimin e operimit të taksive ilegalë. /Ksp/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku,…