Shoqata “Fehmi Agani” sjell pajisje për persona me nevoja të veçanta në Kamenicë

02 mars 2020 | 12:50

Shoqata “Fehmi Agani” nga Arendali Norvegjisë, i përfaqësuar nga Besnik Ramadani, ka sjell donacion për personat me nevoja të veçanta pajisje e mjete nga më të ndryshmet.

Këtë donacion e ka pranuar drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi, e cila u shpreh shumë e lumtur me këtë bashkëpunim.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se kontributit të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora duhet t’u jenë gjithmonë mirënjohës. “Bashkëpunime të tilla për përmirësimin e jetesës së kësaj pjese të shoqërisë do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Kastrati.

E përfaqësuesi i shoqatës “Fehmi Agani”, Besnik Ramadani, i cili tash e sa vite është angazhuar të ndihmojë këtë kategori të shoqërisë në Kosovë, ka theksuar se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit me Komunën e Kamenicës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në basketboll ka…