
Shoqata humanitare ‘Busavata’ dhuron shtretër dhe karrige për shëndetësinë në Kamenicë
Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion me shtretër dhe karrige për sektorin e shëndetësisë. Ky donacion është dhuruar nga Shoqata Humanitare ‘Busavata’ e përfaqësuar nga bashkatdhetari Asllan Maliqi.
I pari i komunës Qëndron Kastrati duke falënderuar Shoqatën Humanitare ‘Busavata’ ka thënë se diaspora çdoherë ndihmon me pajisje e mjete të cilat janë në shërbim të qytetarëve.
“Sot pranuam donacionin me shtretër dhe karrige për shëndetësinë. Diaspora vazhdimisht po na del në ndihmë me pajisje e mjete të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës. Për donacionin në fjalë falënderojmë jashtëzakonisht shumë bashkatdhetarin tonë Asllan Maliqi dhe Shoqatën Humanitare ‘Busavata’, e që nuk është hera e parë që po sjellin donacione”, është shprehur Kastrati.