Shoqata humanitare ‘Medvegja’ në Zvicër vazhdon traditën 30-vjeçare

12 janar 2020 | 14:35

Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, e kryesuar nga kryetari i saj Zejnullah Namani dhe arkëtari Sabit Abazi, më 9 janar kanë ndarë pako ushqimore për 13 familje në Medvegjë.

Me këtë rast, Namani ka thënë se për 30 vjet asnjëherë nuk kanë kursyer as mundin, as djersën për t’ju dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët, kontribuuesit dhe donatorët e shoqatës që drejton.

Gjatë qëndrimit në Medvegjë, Namani ka vizituar dy familje të cilat kanë nevojë urgjente për shtëpi.

Edhe vitin që e lamë pas “Medvegja”, e ka përmbyllur me aktivitete dhe humanitet sikur çdo vit tjetër.

Orientim i këtij humaniteti ka qenë që për festat e fundvitit kjo shoqatë t’i gëzojë fëmijët, përkatësisht 72 nxënës të komunës së Medvegjës me nga një pako me dhurata.

Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës edhe në Durrës, ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjeno-sanitare për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Shpërndarjen e 32 pakove në 32 familje e ka bërë kryetari i kësaj shoqate, Zejnullah Namani dhe arkëtari Sabit Abazi.

Shoqata humanitare “Medvegja” ka theksuar se humaniteti dhe solidariteti është një vlerë që trashëgohet brez pas brezi, nga diaspora medvegjase. Sipas kësaj shoqate për 30 vite janë ndarë miliona euro për qëllime humanitare. /Shkruan: Rrahman Hyseni/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mattia Caldara është larguar nga skuadra e Milanitm, pasi nuk…