Shoqata “Jakova” në 5-vjetorin e vdekjes përkujton presidentin e 41-të të ShBA-së, George H. W. Bush

27 dhjetor 2023 | 14:25

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në 5-vjetorin e vdekjes ka përkujtuar presidentin e 41 të ShBA-së, George Herbert Walker Bush.

“Mbetet i paharruar ‘Kërcënimi i Krishtlindjeve’ i para 31 viteve që presidenti Bush ia ishte dërguar Millosheviqit për Kosovën më 25 dhjetor 1992, akt ky që shënon kthesën e madhe të politikës së jashtme amerikane në mbështetje të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës! Atëbotë presidenti Bush ia kishte tërhequr vërejtjen presidentit të Serbisë se çfarëdo ndërhyrje e Serbisë me dhunë a luftë në Kosovë, do të përballej me përgjigje ushtarake amerikane. Vija e tij e kuqe ishte shpëtim për një vend e popull të tërë dhe duhet të kujtohet gjithherë me pietet. Ngushëllime popullit shqiptar për vdekjen e mikut të madh!”, thuhet në kujtimin e prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe…